TIRANË– Kjo e martë ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht një ulje numrit të viktimave. 501 qytetarë pozitiv me COVID dhe 6 viktima është bilanci gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, e ndërsa Tirana vijon të jetë qarku me më shumë raste aktive, ku vetëm sot janë regjistruar 218 qytetarë pozitivë, për t’u ndjekur më pas në Shkodra, Fieri, Ebasani, Kruja dhe Vlora. Ky bilanc ka ardhur si rezultat i 3042 testimeve. Në total, janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
“Janë kryer 3042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 501 qytetarë, në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, 6 viktimat janë regjistruar në 5 qarqe, 2 prej të cilave në Vlorë.