E bija e guvernatorit të Paraguait, i dashuri i saj dhe dy gra të tjera janë vrarë para dyerve të një klubi nate. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shihet se si vrasësit, që gjenden brenda një makine zbraz mbi 100 plumba. Shënjestër i atentatit ka qenë i dashuri it ë bijës së guvernatorit, Omar Alvarez 32 vjeç, i cili njihej si shpërndarës droge.
Ministri i Brendshëm i Paraguait, Arnaldo Giuzzio, ka thënë për mediat e këtij vendi, se guvernatori Ronald Acevedo kishte refuzuar nga forcat e rendit që të mbrohet në masa të rrepta të sigurisë, nga frika se mund t’i rrezikohet jeta e tij dhe familjes.