KORÇË- Flokët e para të dëborës kanë trokitur në xhamat e shtëpive në Korçë. Zona malore e Panaritit është zgjuar këtë mëngjes nën madhështinë e bardhësisë. Temperaturat janë ulur ndjeshëm në Korçë, ku tashmë termometri ka shënuar 3 gradë celsius.
Dëborën e parë për këtë vit nuk e ka pritur vetëm Korça, por reshje bore ka pasur edhe në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Deri më tani situata paraqitet e normalizuar, pasi reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.