Dashi
Ju që jeni në një lidhje do kujdeseni shumë që gjërat të ecin më së miri me partnerin tuaj. Do i përgatisni shpesh edhe surpriza atij që keni në krah. Nuk duhet kërkuar asgjë me ngulm. Gjëndja e të ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni financat tuaja.
Demi
Mos u tregoni të paduruar me partnerin gjatë gjithë kësaj dite sepse përndryshe mund të bëni gabime të pafalshme. Në planin financiar nuk do jeni të kujdesshëm, por fatmirësisht do jetë Jupiteri i cili do ua mbajë larg problemet e vështirësitë.
Binjakët
Planetët do jenë shumë bujarë me ju sot dhe do ju krijojnë një ambient shumë të ngrohtë në çift. Gjithçka do ecë si e keni dëshiruar. Ai nga ana e tij po mundohet t’iu përgatisë surpriza të mëdha.
Gaforrja
Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni të hapni rrugë ndonjëherë. Sektori i financave do jetë më i dobët se kurrë më parë.
Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qëndrueshmëria. Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pasioni gjithashtu do jetë më i zjarrtë dhe kënaqësitë më të mëdha.
Virgjëresha
Ditë e mbushur me bashkëpunim dhe mirënjohje kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni pa fund ndjenjat.
Peshorja
Ditë e këndshme edhe pse jo me aq shumë emocione sa dikur. Në planin financiar do merrni masa strikte dhe falë ndihmës edhe të disa të afërmve do arrini ta stabilizoni gjëndjen. Mjaftohuni me qetësinë dhe harmoninë që do mbizotërojë.
Akrepi
Do i rregulloni që në mëngjes problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste intime me të. Dita do jetë fantastike. Në planin financiar do ju realizohen të gjitha ëndrrat që keni pasur.
Shigjetari
Lërini sentimentalizmat gjatë kësaj dite dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje për problemet që ju kanë dalë në jetën sentimentale. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë.
Bricjapi
Do jeni me shumë fat sot juve që jeni në një lidhje dhe të gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mirë. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi.
Ujori
Do kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë çast. Në planin financiar do ndërmerrni masa dhe do e stabilizoni situatën më shpejt nga sa mendonit.
Peshqit
Më shumë sesa kurrë me parë do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që jeta në çift të jetë e qëndrueshme dhe marrëdhënia juaj me partnerin më e ngrohtë.