SHKODËR– Një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në lagjen “Dobraç”. Sipas raportimit të një qytetari gjatë sherrit janë përdorur edhe armë, ku një person ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar. Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes duke marrë dy persona të cilët u plagosën. Në videon e ndarë nga ‘JOQ’ shihet që në vendin e ngjarjes ishte e pranishme dhe policia.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje Ndodhi pak me par u perplasen dy grupe me te rinj ne shkoder ne lagjen Dobrac u rrahen po nuk mungen as armet, anonim te lutem. Ambulanca erdhi e mori 2 vet. Por policia nuk ka dal me asnje njoftim per ket ngjarje. Njeri nxorri pistoleten dhe qelloi dhe u largua me makin me shpejtesi.
Nuk dihet se për çfarë mund të ketë nisur konflikti mes të rinjve, mirëpo pritet që në orët në vijim policia të dalë me një njoftim zyrtar.