Partia Socialiste ka caktuar delegatët në qarkun e Tiranës. Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në kryeqytet.
Në Tiranë do të jetë delegat i PS edhe deputeti Paulin Stërkaj, të cilit i besohet Njësia Nr. 11, ndërsa në Njësinë Nr. 4 do të jetë Blerina Gjylameti. E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, ndërsa deputeti Orlando Rakipi caktohet delegat në Bashkinë e Vorës.