TIRANË- Tre qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me ‘armikun e padukshëm’ gjatë 24 orëve të fundit. Bilanci i viktimave në vend, ka pësuar një ulje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, ku u raportua për 10 viktima. Ndërkohë, si rezultat i 3.549 testimeve kanë rezultuar pozitivë 428 persona.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:
171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat, Rroskovec, Konispol.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 6.289 pacientë aktivë me virusin, ndërsa 158 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.