TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Astir, pasi një apartament është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, nënë e bir janë hedhur nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë 62-vjeçarja Hava Osmenaj.
Nga flakët është lënduar edhe djali i viktimës, 36-vjeçari Klodjan Osmenaj, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
‘Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.