Një ngjarje që përngjan me filmat që shpesh kemi parë në televizor me fëmijën protagonist që niset dhe sakrifikon gjithçka për të plotëuar ëndrrën e tij më të madhe ndodhi ditën e sotme në Itali. Një djalë 11- vjeçar i cili adhuronte Romën ka lënë orët e mësimit dhe është nisur drejt saj për të parë e prekur Kolosun që e kishte admiruar nga foto e libra për romakët e lashtë.
Marco nuk kishte para për të paguar biletën e trenit, por kjo nuk e ndaloi të përdorte një taktikë duke përfituar nga shtati i tij i vogël, saherë kalonin inspektorët Marco çapkën me trukun e një fëmije, fshihej në tualete ose pas udhëtarëve të tjerë. Megjithatë, aventura e Marcos së vogël ngriti alarmin në Itali derisa me përballjen e parë me policinë që kishte orë që e kërkonte ai u tha vetëm diçka: Kisha dëshirë të shihja Koloseun!