Aktori i humorit, Donald Veshaj ka treguar më shumë detaje lidhur me marrëdhënien që ka pasur jashtë me moderatoren Bora Zemani. Bashkë me banorët e tjerë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ai dhe mikesha e ngushtë e Zemanit, Semi Jaupaj kanë zbuluar më shumë episode me publikun. Ndërkohë që vetë Veshaj ka pranuar se ende ka ndjenja për Borën.
BISEDA MES TYRE:
Semi Jaupaj: Ky kapet me një gjë, ajo me një gjë. Edhe ti ke faj…Shihe si i ka sytë si maçok. Kur përmendet emri i saj, ky i ka sytë me zemra.
Donald Veshaj: Është historia më e bukur që më ka ndodhur. Unë e vlerësoj atë gocën. E dua fort. Unë jam shumë i lidhur edhe me djalin e saj.
Semi Jaupaj: E di si janë të dy? Ajo ikën në punë, këta të dy luajnë play-station. Zihen si kalamaj.
Donald Veshaj: Ai kishte festën e Abetares dhe nuk isha aty se ishim të ndarë në atë periudhë. Ky ishte muhabeti. Ishte një gjë e fortë por që të lodh në fund.
Semi Jaupaj: Se do ta shohësh ti ashtu.
Donald Veshaj: Unë s’di të jap një përgjigje.
Fifi: A je gati ta lësh të përfundojë e gjitha?
Donald Veshaj: Po unë nuk mbaj njeri me zor. Nuk e di. Ta them realisht. Nuk e di.