Një biznesmeni i transportit të udhëtarëve në Vlorë është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, 66 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka goditur për shkak të detyrës kryetarin e bashkisë. Shkak është bërë konflikti për linjën e transportit të udhëtarëve në Vlorë.
Debati ka ndodhur për linjën e furgonave Vlorë Sevaster. Janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.
Ata janë takuar të sqarojnë ngjarjen teksa Bonaj ka kërkuar llogari për dhënien e lejes dhe i irrituar në debat e sipër e ka goditur kryebashkiakun e Selenicë.