Një grua mbeti e vrarë dhe një burrë u plagos nga të shtënat me armë zjarri në xhirimet e filmit “Rust”, një film western me aktorin e famshëm Alec Baldwin në New Mexico, Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave të huaja, ka qenë aktori që ka tërhequr këmbëzën.
Viktima është drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins 42-vjeçare, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur regjisori Joel Souza. Për momentin nuk është zyrtarizuar asnjë akuzë për ngjarjen, e cila është nën hetim.
Halyna Hutchins mbeti e plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa Joel Souza ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Pas ngjarjes, aktori dha dëshminë e tij në Polici, por ende nuk ka një akuza të ngritur ndaj tij.
Baldwin është një bashkëproducent i filmit, ndërsa ka luajtur në role të shumta televizive dhe filmike që nga vitet 1980. Ai fitoi çmime të shumta për rolin e tij si Jack Donaghy në serialin NBC 30 Rock. Portretizimi që i bëri Donald Trump në shfaqjen e skicave Saturday Night Live i dha atij një Emmy të tretë.