SERBI – Një “stuhi reagimesh” ka shpërthyer në mediat serbe pasi Valentina Petroviç, miss-i i zgjedhur i Serbisë ka pozuar me Miss-in e Kosovës, Besa Çitaku. Asyeja e këtij reagimi është bërja me duar e shiponjës nga vajzat.
Media serbe Blic ka përcjellë lajmin duke theksuar vazhdimisht fjalën provokim dhe termin “Shqipëri e Madhe”. Petroviç e ka postuar foton në rrjetin social twitter, por shenja e shqiponjës ka zgjuar zemërim të madh në Serbi.
Мисице Србије, Косова, Црне Горе и Албаније показују симбол који велича непостојећу државу.
Ова јадна Српкиња вероватно и не зна шта показује.
Срамна објава на инстаграму⤵️ pic.twitter.com/j8RBs08li5— Марија Ћурувија (@marijacuruvija1) October 26, 2021
Simboli i shqiponjës dykrenare konsiderohet gjithmonë provokim nga serbët pasi e lidhin me idenë e të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, një përpjekje ekspansioniste që rrezikon rajonin sipas tyre.
Miss-et ndodhen në Sharm el-Sheikh, ku po mbahet konkursi Miss Intercontinental.