Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Mësohet se i riu banonte në Arzignano, ndërsa po udhëtonte me shokët drejt Venezias. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat e betonit në anë të rrugës.
Shoferi mund të jetë përgjumur, duke bërë kështu të humbë kontrollin e makinës. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik. Në makinë thuhet se ndodheshin 5 persona, ndërsa identietet e tyre ende nuk bëhen me dije.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës.