FUSHË-KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga aksidenti ka mbetur e lënduar një grua me iniciale K.K.
Njoftimi i Policisë:
“Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugorë Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.