TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 26 vite burg rojën e shkollës Abaz Doku, dy të mitur dhe një tjetër person për përdhunimin dhe shantazhimin e 15-vjeçares në Babrru, ngjarje që ngriti në protesta vendin. Vendimi është dhënë sot gjatë seancës ku Doku u shpall fajtor për veprën penale ‘marrëdhenie seksuale me dhunë me të mitur’ si dhe shantazhim.
Për shkak të përfitimit të Gjykimit të shkurtuar, Doku do të bëjë vetëm 12 vite burg. Nga ana tjetër Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga dënim me nga katër vite burg për shtetasit e mitur F.B., dhe R.O., në shërbim prove, me kusht që të mos kryejnë vepra të tjera penale. Për të akuzuarin tjetër Klajdi Poçi është dhënë dënimi me 7 vite e 4 muaj heqje lirie.
Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:
Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 29.05.2020 në Kamëz, Tiranë, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja e mitur me iniciale S. TH., janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’, shtetasi me iniciale A. D., roje shkolle, shtetasi me iniciale K. P., si dhe të miturit në konflikt me ligjin R. O., dhe F. B.
Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A. B., K. P., F. B., dhe R. O., të akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’ , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.
Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 31 datë 13.01.2021 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Dogu, për kryerjen e veprës penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’ , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehuri K. P., për kryerjen e veprës penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim..
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R. O., për kryerjen e veprës penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B, për kryerjen e veprës penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A. B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.P, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale R. O, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
— Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale me iniciale S.Th, ku avokatja e saj kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 521 datë 02.11.2021 vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 31, date 13.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për sa i përket të pandehurit Abaz Dogu dhe të miturve në konflikt me ligjin F. B., dhe R. O., duke e ndryshuar atë vetëm në lidhje me ekzekutimin e dënimit me burgim për të miturit në konflikt me ligjin F. B., dhe R. O.
-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin F. B., për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.
-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin R. O., për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryeje vepër tjetër penale.
Mospranimin e ankimeve të mbrojtësit dhe të të pandehurit K. P., si dhe të viktimës S. Th.
Si ndodhi ngjarja?
Roja i shkollës, Abaz Doku, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren. Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. Pamjet përfunduan në duart e tret ë rinjve që ndoqën të njëjtën skemë si Doku. Pas publikimit të rastit 65-vjeçari u arrestua nga Policia dhe ndodhet në qeli. Për këtë ngjarje të rëndë, mësuesit dhe drejtori i shkollës “mblodhën supet”, pasi deklaruan se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë. Madje më e rëndë u bë situata, sepse Abaz Doku pas shkarkimit nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”. Drejtor i këtij gjimnazi është Abaz Hoxha.