TIRANË– Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në komisariat për tu pyetur në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Laçit. Viktimë mbeti, Xhelal Reçi, ish-punonjës policie.
Autorët mendohet se ishin tre, dhe për të mos u identifikuar kishin vënë kapele dhe maska mjekësore. Autorët e krimit, u larguan me një mjet me targa italiane, të cilën e kishin vjedhur 1 muaj më parë në qytetin e Fierit. Ata e lanë mjetin të braktisur pranë lumit Mat në Milot, duke i vënë më pas flakën.