Hetimet për ekzekutimin e ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, mëngjesin e së hënës në Laç janë përqendruar tek veprimtaria e të birit Besnikut.
Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, por nuk është arritur ende provohet implikimi i tij. Hetuesit kanë dyshime të forta se Xhelal Reçi është ekzekutuar për shkak të konflikteve të të birit, ndërsa vrasësit të cilët mendohet të jenë me pagese mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina ti “Toyota” e përdorur nga autoret për të kryer krimin.
Pasi kanë djegur automjetin në afërsi të Lumit Mat në Milot, autoret janë pritur nga një makinë tjetër dhe mendohet të jenë larguar në drejtim të Shkodrës. Sipas burimeve grupi hetimor ka sekuestruar nja sërë kamerash sigurie të bizneseve në rrugët dytësore dhe përgjatë superstradës të cilët do të analizohen për të parë lëvizjet, pas ngjarje së ndodhur.
Ndërkohë prej dy ditësh forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në një numër të madh banesash në Kurbin dhe zona të tjera, por pa arritur të gjejnë autoret apo dhe armën e krimit.
Ish-efektivi i policisë 61-vjeçari Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës, sapo zbriti nga automjeti për të hapur biznesin në pronësi të tij në qendër të qytetit të Laçit.