Prania e emrit të Dom Doshit në listën e zezë të DASH dhe takimet e shpeshta të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe kryekomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin bënë që më 22 mars KQZ t’i kërkojë njësisë së dekiminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme verifikim.
Edhe pse Tom Doshi ka dhënë dorëheqjennga mandati ditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Së bashku me të dhënat që nuk bëhen ende të ditura, Prokuroria i thotë KQZ-së që është ajo që vendos nëse ka shkelje të ligjit për dekriminalizimin.
“Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit vetëm pak orë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë verifikim edhe jashtë vendit për Tom Doshin.