TIRANË– Ishte prekur nga pandemia e koronavirusit, ndërron jetë një fëmijë 3 vjeç e gjysmë tek QSUT. Deri më tani, Syri.net raporton se fëmijë ishte shtruar që të hënën në Pediatri në gjendje të rëndë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, i mituri nga Berati është futur direkt në intubim, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ana e QSUT-së lidhur me ngjarjen e rëndë. Po ashtu, në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë e koronavirusit, nuk përmendej rasti i të miturit.