Një shkëmbim zjarri midis bandave rivale ndodhi në një plazh pranë resortit meksikan të Kankun, duke lënë të vdekur dy anëtarë të dyshuar droge. Të shtënat u raportuan në një plazh në Bahia Petempich, Puerto Morelos, ka postuar në Twitter zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Quintana Roo.
‘Dy prej tyre humbën jetën’, thuhet në njoftim.
Njerëzit u njoftuan që të fshiheshin brenda hotelit për shkak të ndonjë sulmi tjetër të mundshëm.
‘Turistët po luanin volejboll në plazh, kur një i armatosuri u afrua duke gjuajtur me armë. Të gjithë vrapuan nga plazhi dhe pishinat. Stafi na futi në dhomat e fshehura pas kuzhinave,’ shkroi në Twitter ish-drejtori i NBC, Mike Sington, i cili po qëndron në resort.
Të paktën një turist që ishte në zonë u trajtua për një dëmtim në kokë, raportoi rrjeti televiziv lokal Milenio. Më shumë se 300,000 njerëz kanë humbur jetën në vrasjet e lidhura me kartelin e drogës në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë për të luftuar krimin e lidhur me drogën në vitin 2006. Riviera Maya, shtëpia e vendpushimeve të njohura si Kankún dhe Tulum, ka parë një rritje të dhunës vitet e fundit.
Muajin e kaluar forcat meksikane të sigurisë u dërguan në Tulum pasi dy turistë të huaj u vranë dhe të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri mes anëtarëve të dyshuar të bandës.