Policia e Tiranës ka rrethuar zonën përballë Maternitetit të Ri në Tiranë pas një sendi të dyshimtë të gjetur në rrugën “Martin Camaj”. Është gjetur një radio e dyshimtë, e cila po verifikohet nga policia.
Kanë qenë fillimisht banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për sendin e dyshimtë dhe menjëherë forcat e Komisariatit numër 1 kanë shkuar në vend.
Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.