Pas 2 javësh i zhdukur, gjendjet i vrarë në zonën e Qafë Mollës biznesmeni Rruzhdi Hoxha. Ai është vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi i tij i është hedhur në humnerë. Policia ka gjetur një xhup, pantallona dhe disa sende të lyera më gjak të Hoxhës.
Prej 20 tetorit, biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezultonte i zhdukur. Pronari i një biznesi inertesh dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës në Malin e Dajtit në Tiranë.