TIRANË- Me një apel për të pavaksinuarit e ka nisur ditën e sotme kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mos iu pengohet futja në ambientet e brendshme publike.
Rama shton se nëse situata epidemiologjike gjatë dimrit do të përkeqësohet, kjo masë do duhet të vendoset për të gjithë të pavaksinuarit në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e të tjerëve, si edhe për të ndaluar zinxhirin e infektimeve.
“Mirmëngjes dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë që kjo masë është paralajmëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Kuvend. Manastirliu deklaroi se ashtu si në vendet e Evropës edhe në vendin tonë do të vendoset certifikatë vaksinimi për për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera