Korçë, një mjet tip “Benz” ka goditur një kamion “Volvo” i cili ishte i parkuar, për pasojë ka mbetur e lënduar D. Sh dhe dy të mitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:55, pranë fshatit Bulgarec. Nga burimet e policisë bëhet me dije se 3 personat të cilet ishin pasagjere në “Benz” janë transportuar për në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë
Më datë 07.11.2021, rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, ka ndodhur një aksident, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.