Minoritarëve grekë në jug të Shqipërisë pritet që t’iu kthehet pensioni 300 euro. Pavarësisht se kjo masë ishte miratuar që në vitin 2019, ende nuk ishte marrë asnjë hap konkret për shkak të krizës ekonomike që kishte goditur vendin.
Lajmi u bë me dije nga këngëtari me origjinë nga Shqipëria, Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë premtimin nga Mitsotakis për miratimin e pensioneve të moshuarve që vetëshpallen grekë. Ai thekson se pret që ky premtim të paraqitet edhe në projektbuxhetin për vitin 2022.
Veçse në Shqipëri, qeveria greke e ndjek këtë politikë edhe në Turqi, Bullgari apo Maqedoninë e Veriut, ku të moshuarit që pranojnë se janë greke përfitojnë një trajtim financiar mujor.