VLORË- 3 zyrtarë të bashkisë së Vlorës në zyrën e Urbanistikës, janë vënë në pranga pasi kanë abuzuar me detyrën. Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani, specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj dhe Parid Kalus janë arrestuar nga policia ditën e sotme.
Burime mësojnë se shkak për arrestimin është dhënia e një leje për një shtesë ndërtimi në rrugën Transballkanike. Zyrtarët e bashkisë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një tende në një lokal.
Në përditësim…