Tre humbje jete dhe 587 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërsa pasditen kësaj të shtune mbërritën 74,880 doza Pfizer, duke çuar në 2.6 milionë numrin e vaksinave të siguruara në total.
Teksa jemi në kulmin e një vale të re të pandemisë për shkak të variantit delta, 8,401 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.
Statistika (13 Nëntor 2021)
- Raste të reja ditore 587
- Të shëruar në 24 orë 526
- Të shtruar në spitale 176
- Humbje jete në 24 orë 3
- Testime ditore 3,143
- Testime totale 1,347,471
- Raste pozitive 192,600
- Raste të shëruara 181,213
- Raste Aktive 8,401
- Humbje jete 2,986
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 4,460
- Fier 865
- Shkodër 453
- Vlorë 443
- Gjirokastër 443
- Durrës 419
- Berat 367
- Elbasan 346
- Korçë 253
- Lezhë 195
- Dibër 81
- Kukës 76