Sot në Kuvend diskutimet janë të fokusuara tek paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.
Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se ky është një buxhet që nuk ka lënë asnjë sektor apo shtresë sociale pa mbështetje. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lulzim Bashës i cili akuzoi se Qeverinë se e ka vënë buxhetin 2022 në shërbim të klientëve të saj.
Ashtu siç është bërë tashmë traditë, ‘dialogu’ i gjatë Basha-Rama në foltoren e Kuvendit vijoi edhe në këtë seancë. Por sot shpeshherë pati edhe tensione. Deputetë të PD kanë ndërhyrë nga vendi, duke provokuar shpeshherë edhe reagimin e këtij të fundit me batuta.
Për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2022 ka pasur debate të shumta edhe brenda qeverisë, ku më së shumti janë përqendruar tek skema në bujqësi, ku janë bërë edhe një sërë propozimesh nga deputeti i PS Erion Braçe.
Ndryshimet e propozuara dhe buxheti pas miratimit sot në parim në kuvend do të zbresë përsëri për tu shqyrtuar dhe miratuar nen për nen në komisionet parlamentare.
Lajm në përditësim…