FUSHË KRUJË– Lufta brenda PD-së, nuk është më vetëm në rrafshin Berisha Basha, por është shtrirë edhe më tej dhe “armiq” të tij, ish-kryeministri i quan të gjithë që janë kundër tij. Dje në një mbledhje maratonë, Kryesia e PD-së me 26 vota pro miratoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor dhe jo 11, por Sali Berisha e quan vendim nul, kjo sepse sipas tij, ky organ përbëhet nga të korruptuar e që nuk janë zgjedhur, por janë emëruar nga kryedemokrati.
“38 anëtarë nga këta të votuar nga Këshilli Kombëtar, vetëm 15 janë zgjedhur me votë, po si e katandisi partinë, 21 të tjerë, 60% të korruptuar, ajo vendos vetëm sipas kryetarit, ata duhet të jenë të zgjedhur, sot në Kryesi kemi 60% të anëtarësit exio ficio, hiqni dorë nga anëtarësia në Kryesi, se asnjë vendim i tyre nuk ka vlerë, nuk janë legjitim, nuk janë të zgjedhur”, tha Berisha.
Berisha i përgjigjet Lulzim Bashës edhe për deklaratën që ky i fundit ka thënë se arriti që të fitonte Bashkinë e Tiranës, sepse mbajti larg ish-kryeministrin. Kjo sipas Berishës, nuk është aspak e vërtetë. Ai thekson se Basha ka rritur që të marrë Bashkinë e Tiranës falë tij, ndonëse një zyrtar Amerikan i kishte kërkuar që të tërhiqeshe nga hapja e kutive, madje edhe vetë Basha e donte këtë gjë.
“Basha deklaron se “unë fitova Bashkinë e Tiranës, se përjashtova Berishën nga fushata”, e vërtetë kjo miqtë e mi, kjo është e vërtetë sa ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Çdo natë, janë kronikat dhe përveç mundimit që bënim nga qyteti në qytet, çdo natë kthehesha dhe ulesha me Bashën për ta udhëzuar për të nesërmen. Rama doli me 10 vota para dhe mua më njoftojnë se në kutitë janë gjendur vota të keq vendosura dhe këto quhen të vlefshme. Fillon numërimi, dhe një këshilltar amerikan më thotë “atje nga rruga e Elbasanit ka shqetësim të madh për numërimin e votave, druhen shumë se do bëjnë ndonjë deklaratë”. I them unë “po numëroj çdo votë në përputhje me këto Kode. Basha është dakord që ta mbyllim këtë punë dhe unë i them që thuaj Bashës “këtë s’po e bëj për ty, por për demokratët. Ai s’mori dot as votat e koalicionit, pas asaj fitore nuk pa më fitore”, tha Berisha.
Emrat e botës së krimit tashmë janë bërë pjesë e të gjithë akuzave dhe kundërakuzave mes “babait dhe birit politik”. Në një kohë kur Basha thotë se firmat Berishës po ia mbledh Suel Çela e Aqif Rakipi, e për këtë e di gjithë Elbasani, ish-kryeministri i përgjigjet me një tjetër emër të lakuar e të akuzuar nga demokratët si të lidhur me krimin. Berisha tha se Basha nuk ka bërë fushatë në Fushë- Krujë sepse ka marrë ultimatum nga fisi Rraja.
” Nuk erdhi dot të Fushë Krujë për të bërë fushatë se mori ultimatum nga klani Rraja, e njëjta gjë ndodhi në Elbasan dhe qytete të tjera, ligjin e mori në dorë krimi”, tha Berisha