Në prezantimin e buxhetit të shëndetësisë për vitin e ardhshëm kryeministri Rama tha se gjatë qeverisjes së tij pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur me 63% dhe se gjatë këtij mandati të tretë do të rriten edhe 40%. Ndërkohë ai vuri theksin tek autonomia spitalore që sipas tij do të sjellë rritje shtesë pagash sipas performancës së secilit.
Kryeministri vuri në dukje ndryshimin rrënjësor të spitaleve përgjatë 8 viteve të qeverisjes së tij, ndërsa premtoi të tjera investime. Ndalur tek largimi i mjekëve dhe infermierëve kryesisht drejt Gjermanisë, ai tha se Shqipëria nuk vuan nga mungesa e tyre, ndërsa kritikoi opozitën për mbylljen për 4 vite të specializimeve në mjekësi.
Edhe ministrja Manastirliu tha se do dyfishohen kuotat e studentëve të mjekësisë si dhe renditi një sërë investimesh që do realizohen me buxhetin e vitit 2022. Manastirliu u shpreh se nga kjo rritje pagash do të përfitojnë mbi 18 mijë mjekë e infermier dhe po ashtu shpërblime për ata që punojnë larg vendbanimit. Ajo shtoi po ashtu se 2.7 mln lekë do të shkojnë për planin e vaksinimit anti-COVID.
Manastirliu theksoi se në fokus është edhe transformimi i 10 qendrave shëndetësore dhe po ashtu vëmendje do t’i kushtohet edhe dixhitalizimit në sistemin farmaceutik.
“228 mjek janë duke punuar larg vendit ku punojnë. Hemorragjia e mjekëve është një proces që ka ndodhur gjatë të gjithë tranzicionit. vendimi që morëm 6 vite më parë pë rtë hapur specializimet, bëri që mos ndalet hapja e specializimeve në Shqipëri 1500 kuota specializimi janë hapur. 1200 mjek janë punësuar 3870 infermierë. Në 2013 gjetëm 1.1 mjekë për 1 mijë banorë, sot jemi në 1.9, nuk është më e mira, por është gati dyfish në krahasim me çfarë ishte. Ne kemi parashikuar në planin 3 vjeçar dyfishimin e kuotave për studentët e mjekësisë, në 2022 do të hapim 150 kuota të reja. Do punojmë ta bëjmë ofertën e punësimit në vendin tonë më atraktive. Buxheti i 2022 është i pari kapitull i vizionit që ne kemi për shëndetësinë. Do të jetë 360 mln dollarë, 70 mln dollarë më shumë se buxheti i 2021. Garanton rritje pagash për mbi 18 mijë personel shëndetësorë, bonus 2.5 mln për personelin që punon larg vendbanimit. Për mjekët dhe infermierët punësimi do të jetë transparent, përmes portave të mjekëve, infermierëve. Hapim pozicione të reja për infermierë familje me programin e ri që fillon prej 1 dhjetorit. Për qytetarët buxheti i 2022 garanton financimet për programet e shëndetit publik. Mbështet me 2.7 mln lekë planin e vaksinimit anti-VOVID. Mbështesim programet e parandalimit të sëmundjeve. Kemi në fokus transformimin e 10 qendrave shëndetësore. Zgjerojmë skemën e rimburisimit të barnave apo terapitë falas për ata me sëmundje kronike. Buxheti 2022 garanton modernizimin e i infrastrukturës së kujdesit shëndetësorë. Nisim rikonstruksionin e qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut. Mos harrojmë revolucionin dixhital, do ta shtrijmë në sistemin farmaceutik për rritjen e transparencën dhe po ashtu rritjen e sistemeve të reja të survejancës epidemiologjike. Janë punë që janë nisur e do i finalizojmë dhe projekte të reja që nisim së bashku”, tha Manastirlu.
Qeveria ka parashikuar një buxhet prej 360 mln dollarësh dedikuar shëndetësisë për vitin 2022 ku përveç rritjes së pagave parashikohen investime në infrastrukturën e spitaleve, digjitaliziimin e sistemit dhe financimin e planit të vaksinimit anti-covid.