FIER– Tensione në Gjykatën e Fierit. Sot pritet që të jepet masa e sigurisë për autorin, Klodian Çalamanit, teksa familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në Gjykatë pasi duan të jenë të pranishëm në seancë, e parashikuar të niste në orën 10:30 Familjarët, të shumtë në numër kanë thyer derën e jashtme, dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme të Gjykatës, pavarësisht tentativës se policëve për t’i ndalur. Gazetari.al sjell pamjet, teksa në një moment dëgjohet nëna e viktimës, Florida teksa thotë “Qen, ma masakrove djalin”.
E ndërsa ka familjarë të tjerë që debatojnë me policinë, pasi këto të fundit nuk i kanë lejuar që të jenë të pranishëm në seancë.
“Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohet të thotë një e afërme policisë.