Jepet masa e sigurimit ‘arrest në burg’ për autorin e vrasjes makabër 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli, ngjarje e cila ka ndodhur 2 ditë më parë.
Seanca gjyqësore është zhvilluar pa praninë e autorit 38-vjeçar Klodian Çalamani ndërsa nga policia është marrë deklarata e tij ku ka shprehur vullnetin që gjykimi të bëhej në mungesë të tij.
Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtarja Sonila Hoxha dhe prokurori Çlirim Sino.