Sali Berisha nuk është distancuar nga akuzat e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi për lidhjen dhe mbështetjen që ka marrë nga Suel Çela në Elbasan për mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar përmes shantazhit dhe presionit. Ish-kryetari i PD-së në një reagim në mediat sociale, nuk ka dhënë asnjë shpjegim, asnjë kundërakuzë apo argument që hedh poshtë këtë pretendim të Bardhit, por e ka quajtur si pjesë të klanit Rama- Basha.
Berisha thotë se ai po merret fuqishëm në jetën e tij politike me botën e krimit, i cili ka dy protagonistë, Ramën (kreun) dhe Bashën (pengun). Fuqinë e tij Berisha e specifikon në postim ku thotë për marrëdhënien që presupozon se ekziston midis qeverisë dhe opozitës ku nënkupton se ndërhyrja e tij do i ndryshoje tërësisht përfaqësinë.
Postimi i plotë:
‘Miq, lidhur me akuzat e Kreut te Meduzes dhe peng Bashes per heshtjen time ndaj krimit madje lidhje te pretenduara prej tyre, shtoj sa vijon:
Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe ‘peng-Basha’. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.
Tani po merrem me balozet e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa te zevendesosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkaterroi projektin e tyre te shemtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit per antimitingun e dates 18 dhjetor ngjarja me e turpshme ne 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.
Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro peng Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes. Me datë 11 Dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.
Ata do të krijojnë Shoqatën Basha- Bardhi për t’i bërë fresk kreut të Meduzës!’, shkruan Sali Berisha