Një shpërndarës kokaine është vënë në pranga të policisë së Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit, pasi është kapur dukë shitur drogë.
Gjovalin Gjoka, 39-vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, është arrestuar në flagrancë te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.
Në vijim të operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 400 gramë kokainë, një sasi dozash me kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.