Kryeministri Edi Rama tha gjatë prezantimit me peshkatarët se para disa vitesh peshkimi ishte në luftë për mbijetese e sot është rritur eksporti me 239%.
‘Peshkimi është një nga sektorët që ka shumë për të bërë. Kur ne kemi ardhur këtu në një prej takimeve që kemi bërë, kur marrëdhënia e qeverisë. Shqetësimi ishte mbijetesa luftë për mbjetesë në një det të hapur. Ka pasur vetëm dy destinacione vetëm për eksport. Itali dhe Greqi asnjë vend tjetër. Sot Itali ,Greqi, Spanjë Suedi, Norvegji, Danimarkë., Gjermani, Holandë, Hong-Kong dhe padiskutim edhe vendet e rajonit. Ju sot jeni bërë faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur të gjithë kontinent. Në gjitha vendet nordike ju jeni prezent. Sot ne presim që të mbyllet viti me 32 plus subjekte të lincesuara. Kemi 720 subjekte të formalizuara. Kemi rritur eksportin me 239%..’- tha Rama.
Duke iu drejtuar zv. ministri i Bujqësisë, Roland Kristo, Kryeministri Rama i kërkoi atij më shumë angazhim për sektorin e peshkimit. Ai tha se brenda vitit duhet të fillojë ndërtimi i markatës së peshkut në Durrës.
“Duhet të tregosh që e meriton të qëndrosh aty si zëvendësministër dhe të na tregosh se sa është rritur peshkimi dhe sa anije janë rikonstruktuar me këtë fond. Këtu duhet të bëhet markata model, me standardet më të lartë të Bashkimit Europian. Të gjithë ju që jeni këtu, kush do të futet aksioner në këtë markatë të futet dhe të jetë e juaja. Ne do të garantojmë financimin, ju do fusni një pjesë të vogël, ne një pjesë të rëndësishme dhe pastaj pjesën tjetër do ta marrim me garanci sovrane. Menaxhimin do të bëni ju. Duhet të krijoni ju një autoritet më vetë. Vitin e ardhshëm duhet të vish këtu bashkë me mua të hapim themelet e markatës”, tha Rama.
“Je një çun i zoti punëtor, por ke rënë në gjumë. Të mbajmë Landin zgjuar, sinqerisht ke rënë në gjumë”, iu drejtuar ai zv. ministrit të Bujqësisë.
Kryeministri Edi Rama tha se do të ndërtohet një shkollë profesionale për peshikimin.
‘Na duhet një shkollë që të ndërtojmë shkollën profesionale në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejt me praktikën. Këtu është ideale 2 ditë anije tre ditë në klasë për të krijuar gjithë e re të kapitenëve shqiptar e të teknikëve shqiptar. Duhet të përcaktojmë ku është vendi i duhur për shkollën dhe të fillojmë punën. Janë të lidhur më portet me kompanitë dhe fillojnë punën direkt. Do duhet që të transferohet në një brez tjetër. Duhet të kemi një gjeneratë të re ajo që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve.- tha Rama
Nga Durrësi, ku prezantoi buxhetin për peshkimin, Kryeministri Rama tha se paga më e ulët në sektorin e peshkimit në vendi është 80 mijë lekë dhe sipas tij vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu.
“Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 80 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 80 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, tha se në Vlorë do të ndërtohet një port i ri peshkimi. Kreu i qeverisë, duke ju drejtuar peshkatarëve në Durrës, tha se të zgjerojnë flotën e tyre që të çojnë edhe në Vlorë. Rama tha po ashtu se janë 41 mln euro që janë në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE-së.
‘Fillojmë portin e peshkimit në Vlorë që do të jetë 100% me standarde profesionale me kushte-higjeno sanitare. Më vjen keq nuk për ju Durrsakët, por do hapet edhe një port i ri peshkimi në Vlorë. Molo fillo zgjedhor flotën dhe ço ca atje edhe në Vlorë, por kujdes atje se je shume demokrat për të mirëseardhur duhet të jesh më i qetë. Jeni shëmbëlltyra më kuptim plotë për shoqërinë shqiptare për faktin se çfarë mund të bëhet në këtë vend.
Janë 41 mln euro që janë në dispozicion për tu disbursuar me fondet e BE-së. Duhet projekte për të rritur kapacitet përpunuese, ambalazhuese, komerciale dhe kuptohet me standard e BE-së. Janë në dispozicion, por duhet të disbursohen.’- tha Rama.