Një studente 19-vjeçare në New Jersey ka rënë nga kati i 11 i një pallati rezidencial. Mësohet se e reja, ka qenë duke tymosur marijuanë teksa ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ndërtesa.
Një studente 19 vjeçare në New Jersey, SHBA, ka rënë nga 11 kate në tubin e hedhjes së mbeturinave të një pallati rezidencial të kampusit, pas raportimeve se pati një reagim të rëndë ndaj marijuanës që tymosi.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Justine Gross që dilte nga shtëpia e saj në kampusin e universitetit për të takuar një djalë që banonte në katin e shtatë të një ndërtese tjetër rezidenciale, tregon nëna e saj Francoise për rrjetin NJ Advance.
Më pas kamerat tregojnë sesi vajza del nga apartamenti i djalit duke u përleshur me të, dhe vrapon drejt katit të 11 të ndërtesës. Aty me pas ajo qetësisht hyn në tubin e perbashket te shkarkimit të mbeturinave, dhe kjo është hera e fundit që studentja e vitit të dytë shihej e gjallë.
Nëna e saj thotë se vajza ishte ne fakt duke vrapuar për t’i shpëtuar një sulmi apo përdhunimi të mundshëm.
“Unë i thashë ‘Ti je personi i fundit që ke parë gjallë time bijë, çfarë ndodhi?’ Dhe ai u përgjigj si pa të keq, ‘Erdhi në dhomën time dhe i dhashë një tymosje’”.
Shoqet e dhomës së Justine i konfirmuan Francoise se ajo kishte shkuar për të tymosur “bar” në shtëpinë e të riut, çka e habiti nënën pasi ajo nuk e dinte që vajza përdorte droga.