Moderatoret Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë mjaft të dashura për publikun. Ata e dëshmojnë herë pas here miqësinë dhe lidhjen e ngushtë që kanë bashkë.
Dyshja është kthyer ndër vite në një simbol të shoqërisë dhe shumë vajza e gjejnë veten tek marrëdhënia e tyre. Vajzat i shohim kudo bashkë, nga puna në daljet e përditshme e deri tek pushimet.
Miqësia e tyre dhe postimet plot humor në rrjete sociale rrëmbejnë gjithmonë vëmendjen e fansave. Që në hapat e parë në Top Channel ato kanë qenë mikeshat më të mira të njëra-tjetrës dhe shoqëria sa vjen e forcohet.
Së fundmi, ata ia kanë shprehur dashurinë njëra-tjetrës në një mënyrë krejtësisht ndryshe.
Arbana ka publikuar në InstaStory një bisedë me Xhemin ku ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë pikërisht deklarata që kjo e fundit i ka bërë asaj.
“Iliri është 100mln Sabit, ti je parfumi i jetës time!”
Arbana e ka publikuar bisedën e tyre në Instagram, krahas së cilës ka shkruar me humor:
“Çdo njeri, në çdo bisedë ka nga një referencë në Big Brother”.