Pritet të zhvillohet ditën e nesërme, mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri – Kosovë. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook. Sipas njoftimit të kryeministrit të qeverisë shqiptare, mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet në Elbasan.
‘Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan’- shkruan Rama në postimin e tij, të cilin e shoqëron me flamujt e dy vendeve.
Dje qeveria shqiptare miratoi dy marrëveshje me Kosovën, për lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe njohjen e sigurimeve shoqërore.