Disfatat kundër Fiorentinës dhe Sassuolos Milani i Stefano Piloit do tentojë t’i harrojë mbrëmjen e sotme kur të përballet në orën 20:45 në transfertë kundër Genoa-s. ‘Djalli’ ka humbur vendin e parë dhe ndër të tjera shpreson që Sassuolo të ndalë edhe Napolin. Interi ndërkohë kërkon sonte në 18:30 fitoren e tretë radhazi në Seria A kur të përballet me Spezian e Rei Manajt. Zikaltërit vijnë pas një momenti tejet pozitiv dhe dëshirojnë të mos e ndërpresin rrugën drejt rikonfirmit si kampion të Italisë.
Ndërkohë Juventus ka gjetur pak qetësi, pasi të martën u rikthye te fitoret në sfidën me Salernitanën, që e mposhti 2-0. Golat u realizuan nga Morata dhe Dybala, me këtë të fundit që humbi edhe një penallti.