Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur këtë mbrëmje në Bulqizë.
Mësohet se viktimë ka mbetur 17-vjeçari Florian Pupuleku pasagjer në mjet, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shoferi 20-vjeçar E.T.
Burime bëjnë me dije se mjeti me të cilin udhëtonin dy personat ka rënë disa metra poshtë rrugës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.