Një 55-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laç. Mësohet se biznesmeni Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli po lëvizte me makinë në momentin që është qëlluar për vdekje në Sanxhak. Mësohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së.
Rakip Roli, biznesmeni i cili u qëllua për vdekje sot në Laç, rezulton emër i njohur për policinë. Në 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, së bashku me një person tjetër, rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale. Për vrasjen e tij dyshohet se janë 3 autorë.