Moti i keq, me reshje shiu intensive ka ndikuar në rritjen e nivelit të lumit të Vjosës, ku për pasojë në Novoselë lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 7 banesa, ndërkohë që 4 të tjera janë përmbytur në Fitore, të cilat ishin të ndërtuara në shtratin e lumit. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj bëri me dije se situata në Fitore është kritike pasi argjinatura në urën e Mifolit është çarë dhe ndërkohë po punohet për bllokimin e saj. Mamaj tha se niveli i ujit në lumin Vjosa është në pikë kritike dhe rrezikohen banesat e tjera.
Ndërkohë, si pasojë e dëmtimit të urës së Mesaplikut, 300 banorë kanë mbetur të izoluar dhe të tjerë që nuk kanë mundur të kalojën mbrëmjen e djeshme në shtëpi e kanë kaluar natën në automjetet e tyre. Në zonën e quajtur ‘Bishti i Malit’, aks që lidh Vlorën me Selenicën ka prezencë të ujit në rrugë dhe patrullat janë në terren duke informuar drejtuesit që të mos kalojnë pasi është e rrezikshme. Ka pasur dëmtime edhe në urën e Llakatundit dhe Kallaratit. Niveli i ujit në Vlorë rreth orës 02:00 ka arritur në 8 m mbi nivelin e detit, nga 7.6 që ishte rreth orës 23:00 të një dite më parë.
Çifti në përpjekje për të shpëtuar bagëtitë, ka shkuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë në fshat për shkak të reshjeve për të shpëtuar bagëtitë. Por, ata mbetën të bllokuar nga uji dhe u detyruan të kalojnë natën në të ftohtë për 20 orë në tarracë. Ushtria bëri të mundur evakuimin e tyre së bashku me bagëtitë. Ndërkohë mësohet se edhe tre banorë të tjerë janë në rrezik dhe prittë të evakuohen.
Situatë problematike është paraqitur edhe në Fier, ku në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras dhe Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave. Kreu i emergjencave Civile, Haki Çako bëri me dije se janë evakuuar 13 familje, ndërsa tha s eniveli i ujit po bie dhe gjendja nuk paraqitet kritike.
Ndërkohë nënstacioni elektrik i Poçemit është ndalur që në orën 1:30 të natës dhe janë pa energji elektrike rreth 3700 familje. Pa energji janë fshatrat Hekal, Fratar, Selitë, Kutë. Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në Bashkinë Maliq në Korçë. Sakaq, Në Pogradec prej 48 orësh dy Njësi Administrative, Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht janë pa drita
Lajm në përditësim…