korPasoja nga reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë të mëdha! Shtëpitë në Fier janë ‘nën pushtetin’ e baltës, e ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.
Ndërkohë, në qarkun e Korçës, bora në dardhë ka shkuar në 70 cm, ndërsa në Voskopojë 30 cm. Si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur të izoluar, për shkak se infrastruktura është e vështirë dhe e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen. Disa fshatra të tjerë, kanë mbetur pa energji elektrike në këtë qark.
Prezencë të dëborës ka pasur edhe në Malësinë e Krujës, e ndërsa Zona e Qafështamës prej 2 ditësh pa energji elektrike. Lajmi i mirë është se ka rënë niveli i Vjosës ka rënë në 6.3, teksa 1 ditë më parë kishte arritur pikën kritike në 7.3. Vlora ka qenë qarku më i prekur nga përmbytjet ku Vjosa doli nga shtati duke përmbytur 7 banesa, ndërsa u evakuuan 30 familje.