Një 44-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Kuçovë. Mësohet se ka qenë gruaja e tij që ka kallëzuar në polici se bashkëshorti u largua nga shtëpia më 13 dhjetor duke mos u kthyer më. Policia bën me dije se kanë nisur kërkimet për të gjetur A.M.
Sakaq, një 40-vjeçar me inicialet A.B., ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se prej 1 vii përndiqte dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses.
Ndërsa një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A.B., 40 vjeç, banues në Berat, pasi prej një viti perndjek dhe ushtron dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses së tij.
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit E.B., 34 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Ish Markato”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l.
Më datë 14.12.2021 ka bërë kallëzim shtetasja G.M, pasi në datë 13.12.2021, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A.M., 44 vjeç, banues në Kuçovë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.