Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka mbërritur në GJKKO! Koka u arrestua për llogari të hetimit të SPAK, me akuzën se ka përfituar 3.7 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit. Mëson se seanca ku Lefter Koka do të njihet me akuzën zyrtare dhe masën e sigurisë arrest me burg caktuar ndaj tij në mungesë do të mbahet në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Pas mbërritjes në qelitë e paraburgimit në Tiranë të martën, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka takimin e vetëm e ka pasur me avokatin e tij, Fatmir Brrakën. Ndërsa ende nuk janë ekzekutuar nga policia dy urdhër arrestet e pa ekzekutuara ende për Klodian Zoton dhe Stela Gugallaj, administratorë të kompanive koncensionare. Ndërkohë për këtë çështje janë në hetim dhe 10 të tjerë.
Në vendimin e Gjykatës së Posaçme dhënë më 12 dhjetor është vendosur edhe sekuestro preventive ndaj kompanisë “Albtek Energy” e cila fitoi tenderin inceneratorit të Elbasanit dhe kontraktoi për ndërtimin e tij kompaninë “Integrated Technology Services” dhe që sipas SPAK, të dyja kontraktuan kompania të tjera për të bërë punë fiktive. Prokuroria e Posaçme dyshon se pikërisht përmes këtyre kompanive që i ka kaluar në emra të rrethit të tij familjar ka përftituar në mënyrë të paligjshme 3.7 milionë euro ish-ministri i Mjedisit.
Burime nga grupi hetimor dhe Agjencia e Administrimit të aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara thanë se do të caktohet një administrator shtetëror dhe në menaxhimin e inceneratorit do të përfshihet edhe bashkia Elbasan, në kushtet kur kompanisë i përfundon edhe kontrata koncensionare.
Hetimi i SPAK ndaj procedurave të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit është i dyti nga SPAK, më herët në 2018 ka hetuar Prokuroria e Elbasanit për korrupsion ndaj zyrtarëve të Njësisë Bradashesh në Elbasan, por kjo çështje është pushuar për mungesë provash.
Në përditësim…