TIRANË – Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një 29-vjeçareje nga Durrësi, e cila ishte dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e qytetit bregdetar për braktisje të fëmijës së mitur.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases në kërkim G. Sh., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Braktisja e fëmijës të mitur”.