Presidenti Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë nesër në Tiranë, në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur. Në lidhje me këtë vizitë kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat i kanë kushtuar vëmendje protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër presidentit të Serbisë dhe nismës ‘Ballkani i Hapur.
Sipas asaj që shkruan media serbe ‘Novost’, ‘ekstremistët shqiptare’ me ndihmën e tre politikanëve shqiptare janë po përgatiten për një protestë kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kur të mbërrijnë në Tiranë.
Media serbe shkruan se sipas burimeve të saj, organizatorë të protestës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i Partisë Demokratike (PD), Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj, ish truprojat e Sali Berishës.
“Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë”, pretendohet se ka thënë një burim i medias serbe.
Lushaj dhe Dollapi thuhet se kanë udhëtuar për në Kosovë për të organizuar ardhjen e “ekstremistëve” nesër dhe pasnesër në Tiranë. Gjithashtu thuhet se protestën e ka përkrahur edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Hyrja e “ekstremistëve” në Territorin e Shqipërisë pritet që të bëhet përmes Morinës, nga Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ”në mënyrë që policia të mos i kthejë”.