Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, GJKKO ka vendosur që ta shtyjë gjyqin.
Gjyqi është shtyrë për në datën 5 janar, shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të policisë.
Në argumentet e tyre, një prej avokatëve tha se mungonte për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa tjetri se ishte në një seancë gjyqësore në Lezhë. Gentian Romani u gjobit me 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës së tij. Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.