Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 10:00, seancën plenare.
Gjatë seancës së sotme, pritet që mazhoranca socialiste të miratojë ligjet e kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që kanë lidhje me buxhetin 2022.
Konkretisht, deputetët e PS-së do të votojnë pro ligjin e buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.
Në rendin e ditës është parashikuat që sot të miratohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2021 dhe ligji për zgjatjen e afatit për përfitimin e statusit “Investim strategjik” deri në 31 dhjetor 2023.
Urdhër dhe rendi i ditës për mbledhjen e seancës plenare dt 20.12.2021 ora 10 00